Ibrahimi pret ish-kryetarin e Bursës: Miqësia dhe bashkëpunimi janë ura që lidhin vendet tona

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga ish-kryetari i Bashkësisë së Përgjithshme të Bursës, Rexhep Alltepe. Në takim morën pjesë edhe Sekretari për Çështje Kadrovike të VLEN-it, Bashkim Murtezi, dhe Këshilltari në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha.

Sipas Ibrahimit, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe afrimi mes dy popujve.

“Takimi u fokusua në projekte të përbashkëta, investime dhe bashkëpunime ndërinstitucionale e kulturore, që afron popujt tanë dhe forcon lidhjen vëllazërore mes nesh”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai shtoi se marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë çelësi për zhvillim dhe mirëkuptim të qëndrueshëm.

“Miqësia dhe bashkëpunimi mbeten ura më e fortë që lidh vendet tona dhe hap rrugë të reja zhvillimi në të ardhmen”, deklaroi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button