Ibrahimi: Po e shohim veprimin e oktapodit të Soravisë së Ali Ahmetit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar që saherë që Ali Ahmeti ka qenë ngushtë, siç e ka punën pisk tash, janë radhitur një për një me listë të gjithë ata që i prek Oktapodi.
“Duke qenë në politikë tashmë disa vjet, kam pasur mundësinë që disa herë ta provoj se sa shkojnë larg këmbët e oktapodit të Soravisë.
Sa herë që Ali Ahmeti ka qenë ngushtë, siç e ka punën pisk tash, janë radhitur një për një me listë të gjithë ata që i prek Oktapodi.
Presim nesër që për të të shprehë keqardhje edhe Vuçiqi, se lista e “shqiptarëve” që e vajtojnë tashmë ka përfunduar”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button