Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen solemne të shtabit të VLEN për Komunën e Manastirit.
Gjatë fjalës së rastit, Ibrahimi, midis tjerash ka theksuar se VLEN është e interesuar për zhvillimin e vendbanimeve shqiptare në Manastir dhe përreth.
“ VLEN-i i tubon të gjitha forcat që e mbështesin që ne të nxjerrim këshilltar në Komunën e Manastirit. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, vecanërisht në këto zgjedhje. Për shkak se derisa VLEN-i është në pushtetin qëndror, fitorja e këshilltarit në pushtetin lokal, jep shans që për vendbanimet shqiptare, për lagjet shqiptare, për zona të Manastirit, të mund të kontribuojë dhe të fitojnë nga resurset që i shpërndan qeveria. Veçmas kjo vlen për hapësirat e fshatrave që sigurisht janë më të lëna pas dore dhe kjo është një shans i mirë që duke pasur zë në komunën e Manastirit, të mund të kontribuojnë për zhvillimin e fshatrave shiptare”, theksoi Ibrahimi.