Ibrahimi përkujton ngjarjet e kobshme të Gostivarit: 9 korriku i vitit 1997 të mos përsëritet kurrë!

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka përkujtuar ngjarjet e Gostivarit, duke shtuar se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten asnjëherë.
“Sot bëhen 28 vjet nga ngjarjet e kobshme të Gostivarit, kur forcat speciale ndërhynë me dhunë në Komunën e Gostivarit, duke e hequr flamurin kombëtar shqiptar.
Kjo ngjarje e dhimbshme në historinë e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut na ndërgjegjëson për nevojën e aktivizmit politik!
Ngjarjet e tilla nuk duhet të përsëriten dhe garanci për këtë duhet të jetë kujdesi për tjetrin dhe ruajtja e kohezionit ndëretnik. Një popull që izolohet dhe frikësohet të marrë mbi vete përgjegjësi shoqërore dhe politike është i destinuar të vdesë.
9 korriku i vitit 1997 të mos përsëritet kurrë!”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button