Ibrahimi përkujton gjenocidin e Srebrenicës në Çair: Të mos harrojmë, që e keqja të mos përsëritet kurrë më

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka marrë pjesë në ngjarjen përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, e organizuar pranë monumentit në Parkun e Çairit, me ftesë të kryetarit të Komunës, Visar Ganiu.

Në mesazhin e tij, Ibrahimi theksoi se kujtimi për Srebrenicën nuk është thjesht një përkujtim i së kaluarës, por një dhimbje kolektive që i rikujton shoqërisë vlerën e jetës dhe domosdoshmërinë për të mos harruar viktimat e pafajshme.

“Srebrenica nuk është vetëm kujtim i së shkuarës, por dhimbje kolektive që na kujton sa e shtrenjtë është jeta dhe sa i rëndësishëm është kujtimi për viktimat e pafajshme,” tha Ibrahimi.

Ai e përmbylli mesazhin me një thirrje të qartë: “Të mos harrojmë, që e keqja të mos përsëritet kurrë më.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button