Ibrahimi: Përkrahja për Blerim Islamin në Dollnen po rritet çdo ditë

Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, zhvilloi sot vizita në disa fshatra të komunës së Dollnenit, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, zv/kryeministrin e parë Izet Mexhitin dhe ministrin Arben Fetai, takuan banorët e Debreshtit, Zhitoshës, Llazhanit dhe Cërnillishtit.
Gjatë takimeve me qytetarët, ekipi i VLEN-it shprehu mbështetjen e plotë për kandidatin për kryetar komune të Dollnenit, Blerim Islamin.
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Zeqirija Ibrahimi vuri në dukje se mbështetja ndaj kandidatit të tyre ndjehet qartë në çdo vendbanim të komunës.
“Sot pamë nga afër entuziazmin dhe besimin e banorëve në ndryshimin që përfaqëson Blerim Islami. Ai mishëron vizionin për një Dollnen më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarëve”, theksoi Ibrahimi.



