Ibrahimi për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Një punë që ata nuk arritën ta bëjnë për 22 vjet, VLEN-i po e bën për 1 vit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi duke komentuar Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë, ka thënë se koalicioni VLEN për 1 vit arriti ta bëj atë që të tjerët nuk e kanë bërë për 22 vite.
“Një punë që ata nuk arritën ta bëjnë për 22 vjet, VLEN-i po e bën për 1 vit – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Është kjo një dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit, që për shkak të mungesës së takatit dhe fokusit në projekte si Soravia e kazinotë, kishte mbetur e pazgjidhur dhe në mëshirë të aplikacioneve softuerike.
Nejse, tash e tutje përfaqësimi etnik në institucionet e shtetit nuk do të jetë as dëshirë e as mëshirë, por DETYRË.
Urime! Le ta gëzojmë!”, ka shkruar Ibrahimi.