Ibrahimi nga Sllupçani: Me Nexhmedin Sadikun, Likova do të marrë frymën e ndryshimit

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sot në Sllupçanin heroik në promovimin e kandidatit të VLEN për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku.
“Në Sllupçanin heroik sot morëm pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku. Me këtë rast, bashkëbiseduam me banorët e Sllupçanit ku i dëgjuam hallet dhe problemet e tyre si dhe nevojën e padiskutueshme të ndryshimit!”, ka shkruar Ibrahimi.
Ai u shpreh kritik ndaj pushtetit lokal aktual, duke theksuar se “Sllupçani i lënë pasdorësh nga pushteti i deritanishëm i BDI do të ndryshoj dukshëm pas datës 19 tetor. Brenda një viti Qeveria VLEN për këtë fshat dhe komunë ka realizuar projekte të prekshme të cilat pushteti lokal i BDI po i përvetëson si të tijat. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq.”
Lideri i Alternativës theksoi se me kandidatin Nexhmedin Sadiku në krye të komunës së Likovës, do të mbyllet çdo mundësi për braktisjen e vendlindjes nga të rinjtë: “Me Nexhmedin Sadikun në krye të Komunës së Likovës nuk do të ketë derë për paperspektivën dhe shpërnguljen e të rinjve të kësaj komune,” përfundoi ai.