Ibrahimi nga Sahat Kulla: Çairi nuk e toleron ofendimin dhe nënçmimin

Pas një dite dinamike me hapjen e disa shtabeve zgjedhore, kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga krerët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, njoftoi për hapjen e shtabit lokal zgjedhor në Çair, pranë Sahat Kullës.
“Së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, ishim në mesin e shumë qytetarëve që, edhe në këtë mot të ftohtë, treguan mbështetje të jashtëzakonshme,” shkroi Ibrahimi.
Ai theksoi se Çairi është komunë me dinjitet dhe nuk pranon nënçmim: “Çairi nuk e toleron ofendimin dhe nënçmimin.”