Ibrahimi nga Lagja e Trimave: Kumanova do të flasë me një zë më 19 tetor – zëri i VLEN-it!

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga udhëheqësit e Koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit lokal të VLEN-it në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Me këtë rast u promovua kandidati për kryetar komune, Arben Etemi, si dhe lista e kandidatëve të VLEN-it, të udhëhequr nga arkitekti Skender Osmani.
“U interesova nga afër për projektet që janë realizuar në këtë pjesë të qytetit, si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen. Lagja e Trimave dallon shumë krahasuar me para katër viteve. Ka ndryshuar dukshëm. Do të ndryshojë edhe më shumë pas 19 tetorit, sepse fitorja është e VLEN-it”, deklaroi Ibrahimi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kumanovës që më 19 tetor të votojnë për VLEN-in:
“Një zë për Kumanovën! Rretho numrin 7!”