Ibrahimi nga Kërçova: Ka ardhur koha që qytetarët të çlirohen nga ngulfatja e familjarizmit të BDI-së

Kryetari i Alternatives dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN-it për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani. Ai ka theksuar se Uskana ka nevojë urgjente për ndryshim politik.

 

“Nga Likova në Studeniçan, e tash në Kërçovë-Uskanën tonë të dashur, së bashku me krerët e VLEN-it, morëm pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani,” ka shkruar Ibrahimi.

Ai shtoi se banorët e Kërçovës janë të ngulfatur nga politika e familjarizmit të drejtuesve të BDI-së dhe se ka ardhur koha për t’u çliruar nga kjo logjikë.

“Edhe ata duan të trajtohen me dinjitet dhe të kenë mundësi të barabarta në punësim, shkollim, etj. Me Fatmir Limanin në krye të Kërçovës do të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë,” theksoi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button