Ibrahimi nga festa e fitores në Bogovinë: Qytetarët zgjodhën ndryshimin

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në festën e fitores në Komunën e Bogovinës, ku është zgjedhur kryetar Feti Abazi.

“Sonte bashkë me krerët e VLEN-it dhe Sekretarin për Resurse Njerëzore, Bashkim Murtezi, ishim për vizitë në Bogovinë, për të marrë pjesë në festën e fitores të kryetarit të ri, Feti Abazi. Në Bogovinë u bë ndryshimi. Tashmë ka nisur një fazë e re për banorët e saj. Atje do të flitet për projekte, punësime, investime, e jo për skandale!”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se fitorja në Bogovinë është dëshmi e besimit të qytetarëve në programin e VLEN-it dhe në vizionin për zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button