Ibrahimi nga Dollneni: Vetëm të bashkuar si VLEN, mund të realizojmë çdo projekt dhe të përmbushim çdo premtim

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se është takuar me kryesinë e Degës së Dollnenit të partisë.
“Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, dhe zëvendësministrin e Arsimit, Lulzim Aliu, vizituam kryesinë e Degës së Dollnenit të Alternativës.
Diskutuam rreth situatës politike aktuale, strategjive për zgjedhjet lokale dhe prioriteteve që na presin.
Vetëm të bashkuar si VLEN, mund të realizojmë çdo projekt dhe të përmbushim çdo premtim. Bashkimi është forca jonë!
VLEN ”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button