Ibrahimi: Nerova dhe vendbanimet tjera do ta marrin përkrahjen e merituar nga pushteti lokal dhe qëndror

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se kanë qëndruar në Nerovë të Komunës së Krushevës ku kanë zhvilluar takim me banorët e kësaj komune.
“Në Nerovë të Komunës së Krushevës patëm një bashkëbisedim të këndshëm me banorët! Biseduam hapur për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kandidatit për kryetar komune të Krushevës, Xhemil Fejzullahu dhe listën e Koalicionit VLEN të udhëhequr nga Betim Bajramovski. Programi i Koalicionit VLEN parasheh, zhvillim, integrim dhe avancim për të gjithë banorët e kësaj komune. Nuk do të ketë më dallime në zhvillim midis vendbanimeve të ndryshme të Krushevës. Nerova dhe vendbanimet tjera do ta marrin përkrahjen e merituar nga pushteti lokal dhe qëndror. Një zë për Krushevën! Rretho numrin 7!”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button