Ibrahimi me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë: Urat e bashkëpunimit të ndërtuara ndër vite do të vazhdojnë të forcohen

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqrija Ibrahimi ka marr pjesë në pritjen solemne me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, shkruan Alfax.mk
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe deputetët, Bekim Sali dhe Imrlije Saliu, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, morëm pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.
Me këtë rast, përcjellim urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin mik të Turqisë, duke vlerësuar urat e bashkëpunimit të ndërtuara ndër vite, të cilat vazhdojnë të forcohen në fushat kulturore, ekonomike, arsimore e shumë të tjera”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button