Ibrahimi me Mexhitin e Bislimin në Batincë: Fryma e ndryshimit po përhapet kudo

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Sekretarin Organizativ Bashkim Murtezi, deputetin Bekim Sali dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, kanë hapur shtabin lokal zgjedhor në fshatin Batincë.

Në këtë rast, Ibrahimi theksoi se masiviteti dhe vendosmëria e qytetarëve në çdo takim janë tregues të qartë se “fitorja nuk diskutohet”.

“Shqiptarët nuk e tolerojnë ofendimin dhe nënçmimin. Ata janë të vendosur për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz,” u shpreh ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button