Ibrahimi: Me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në rrugën Rashçe-Saraj

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shprehur dhimbje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj ku humbën jetë tre persona.

Statusi i plotë i Ibrahimit:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën e fshatit Rahçe – Saraj. Tre jetë të pafajshme u shuan tragjikisht, trupat e tyre u nxorën nga lumi, ndërsa një person tjetër ende mungon, duke lënë pas dhimbje dhe ankth të pafund.

Mes kësaj tragjedie, një rreze shprese vjen nga lajmi se vogëlushi 4-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhembjen që ndiejmë. Ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta i drejtojmë familjeve që po përballen me këtë humbje të rëndë, miqve dhe mbarë shoqërisë tonë. Zoti qoftë me ta dhe i dhëntë forcë në këto momente të vështira.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button