Ibrahimi: Me Behar Rexhepin në Butel, të vendosur për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar një takim miqësor në familjen e Isak Islamit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe tradicionale, Ibrahimi tha se bashkëbiseduan për rezultatet e qeverisjes 15-mujore të koalicionit, si dhe për projektet që pritet të realizohen në nivel lokal.

“Me bartësin tonë në Butel, Behar Rexhepi, jemi të vendosur të realizojmë shumë projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve”, shkroi Ibrahimi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se entuziazmi dhe besimi i qytetarëve në ndryshim po rritet çdo ditë e më shumë, duke nënvizuar se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi për një të ardhme më të mirë në Butel dhe në të gjitha komunat shqiptare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button