Ibrahimi: Mbështetja për VLEN-it është mbështetje për familjen tradicionale shqiptare

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, tha se synimi i atyre është që të mbrohet familja shqiptare, tradicionale.
“Për neve nuk ka prindi 1 dhe prindi 2 por ka vetëm se babë e nënë. Këtu me duhet tua kujtojë se në vitin 2022 kur ishim në Qeveri, çifti BDI-1 dhe LSDM-2 e kishin në plan që ta ndrojnë kodin civil që me një deklaratë të thjeshtë të ndërrohet edhe gjinia. Por ajo u doli dardhë me bisht, e dini se nuk kalojë. Se me pas mbet për këta të BDI-së, që edhe fotografit të koshave në zyrat i kishin me ngjyrën e ylberit, pra për çoraplarmit të BDI-së, sot gjithë shqiptarët do të ishin bërë LGBT”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi mes tjerash tha se nëse qytetarët nuk kanë asnjë arsye tjetër për ta mbështetur VLEN-in, sëpaku për shkak mbrojtjes së familjes shqiptarë e kemi të gjithë detyrim.
Ibrahimi tha se në këto zgjedhje po vendosët nëse do ndahen nga 250 milionë euro për komunat apo do të kthehen ata që i vjedhin nga 250 milionë euro.
“Në këto zgjedhje nuk vuloset vetëm fati i kandidatëve për kryetar të komunave e për këshilltarë të komunave, por vuloset edhe e ardhmja politike e shqiptarëve. Më 8 maj 2024 i dërguam në opozitë e në tetor duhet t’i dërgojmë edhe në histori”, tha Ibrahimi, raporton Alfax.mk



