Ibrahimi: Marrëveshja e Ohrit, moment historik që duhet mbrojtur

Kryetari i Alternativës, Zeqiirja Ibrahimi, në një status në facebook ka shkruar se sonte me ftesë të zv/kryeministrit Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në galanë e organizuar për nder të Marrëveshjes së Ohrit, ku ka performuar tenori shqiptarë, Ramë Lahaj.
“Për nder të 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, me ftesë nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, mora pjesë në galanë e organizuar, ku performoi tenori shqiptar me origjinë nga Kosova, Ramë Lahaj. Ai na dhuroi një repertor të veçantë, si një nga tenorët më të mirë në nivel ndërkombëtar.
Marrëveshja e Ohrit mbetet një nga momentet më të rëndësishme historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që hapi rrugën e barazisë, përfaqësimit dhe të drejtave kolektive. Është obligim i të gjithëve që vlerat dhe fryma e saj të mbrohen dhe të zhvillohen më tej”, ka shkruar Ibrahimi.