Ibrahimi: Ky regjim s’ka më vend në Saraj, ndryshimi po vjen

Në Saraj është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar komune, Muhamed Elmazi.

Kryetari i Alternatives dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, theksoi se ky hap është dëshmi e vendosmërisë për ndryshim në këtë komunë.

“Në Saraj, që është një vend i bekuar nga Zoti, por i shkatërruar nga drejtuesit e tij të deritanishëm, sot u dëshmua sërish vendosmëria për ndryshim!”, u shpreh Ibrahimi.

Ai prezantoi kandidatin e VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, për të cilin tha se është një kuadër i aftë dhe i lidhur ngushtë me vendlindjen.

“Një kuadër profesionist, bir i këtyre trojeve, që e njeh çdo rrugë, çdo lagje dhe çdo problem të kësaj komune. Ai është garanci për zgjidhje konkrete dhe qeverisje të ndershme pas 19 tetorit!”, theksoi Ibrahimi.

Në tubimin e mbajtur në Derven, sipas tij, u tregua edhe një herë se qytetarët janë të gatshëm për ta mbyllur një kapitull të errët të qeverisjes në Saraj.

“Sot, Derveni me këtë prani masive e entuziazëm të jashtëzakonshëm, dëshmoi se është gati t’i japë goditjen e fundit regjimit që ka trashëguar modelin e Mihajllkovit dhe Gruevskit, një regjim që s’ka më vend në Saraj! Saraji VLEN dhe këtë herë ndryshimi do të ndodhë bashkë me ju!”, u shpreh ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button