Ibrahimi: Kushtetuta e Kosovës është shembull i qartësisë, RMV mbetet e paqartë për shqipen

Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN ka theksuar se problemi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut buron nga mungesa e precizimit ligjor dhe kushtetues. Sipas tij, fakti që përdorimi i shqipes lidhet me nenin e parë dhe me pragun demografik prej 20 për qind, e lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe e bën shqiptarët të trajtohen si “popull statistikash” e jo si popull politik.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë popull politik, por popull që duhet të interpretohen në bazë të paradigmave demografike. Nëse janë mbi 20 për qind, përdoret shqipja; nëse jo, ajo nuk zbatohet. Për shembull, në Bllacë, ku shqiptarët nuk janë shumicë, shqipja nuk përdoret, ndërsa në Strugë, ku ka shumicë shqiptare, mund të përdoret”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai ka bërë krahasim me Kushtetutën e Kosovës, ku është e përcaktuar qartë se gjuhë zyrtare në tërë territorin janë shqipja dhe serbishtja. “Në Maqedoninë e Veriut kjo çështje nuk është e zgjidhur në mënyrë të tillë, prandaj ka mbetur një zbrazëtirë që sjell probleme dhe interpretime të pafundme,” ka shtuar ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button