Ibrahimi: Korrupsioni dëmton besimin e qytetarëve dhe frenon zhvillimin e vendit

Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrpusionit, Zeqirija Ibrahimi ka thënë se korrupsioni dëmton besimin e qytetarëve dhe frenon zhvillimin e vendit.
“Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, një moment që na rikujton rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të ndershme dhe transparente. Korrupsioni dëmton besimin e qytetarëve dhe frenon zhvillimin e vendit.
Që nga dita e parë, ne si Qeveria VLEN kemi qenë të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të jetë e pakompromis, e vendosur dhe e mbështetur në parime të qarta të transparencës dhe llogaridhënies. Reformat e nisura janë dëshmi se kjo betejë për ne është prioritet i pandalshëm.
Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shtet më të drejtë dhe më të besueshëm për çdo qytetar”, ka shkruar Ibrahimi. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button