Ibrahimi: Komunat nuk janë ankuar pse nuk u kanë dhënë mjete, po tash ankohen pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në emisionin debativ Politica në TV Globi theksoi se komunat nuk po ankohen pse nuk janë ndarë mjete për to, por janë duke u ankuar pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur.

“Fillimisht duhet të themi që komunat nuk janë ankuar për shkak se nuk u kanë dhënë, por tash ankohen pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur ata. E vërteta është që ne për katër muaj arritëm të alokojmë 100 milion euro për projekte të komunave. Tash pjesa tjetër i bie që ata janë të pakënaqur me shumat, por kjo nuk është bërë në bazë të paragjykimeve se kush udhëheq me ato komuna. Unë mund të ju jap shembuj konkret se si është bërë ajo ndarje. Fjala bie komuna e Tetovës e cila udhëhiqet nga kuadro të VLENIT ka marr më pak se komuna e Strugës e cila udhëhiqet nga BDI-ja. Ose komuna e Zhelinës e cila është komuna që udhëhiqet nga një kryetar i VLENIT është e fundit në listën që ka marr mbështetje financiare nga këto projekte. Nuk është e drejt që të akuzohemi pse dikujt i kemi dhënë më shumë ose më pak. Vetëm po ta shikosh listën e sheh që gjitha komunat janë shfrytëzuese të fondeve që i ka ndarë qeveria. Andaj gjykoj që nuk duhet të politizohet në këto raste, por unë nënkuptoj që kur opozitës i merret argumenti që ajo nuk ka bërë asgjë në këtë aspekt për ti ndihmuar komunat, tash do të kapet për pjesën e shumave ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button