Ibrahimi: Kandidatët e VLEN-it kanë projekte konkrete për zhvillim ekonomik lokal!

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sot së bashku me krerët e VLEN-it dhe kandidatët për kreytar të komunave, kanë zhvilluar takim me përfaqësues të OEMVP-së, raporton Alfax.mk.
Në takim, sipas Ibrahimit, është diskutuar për sfidat me të cilat përballen bizneset në nivel lokal dhe rajonal, si dhe për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës dhe kushteve për investim.
“Kandidatët tanë për kryetarë komunash kanë projekte konkrete, të cilat do të nisin së realizuari në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, me fokus në zhvillimin e zonave industriale, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
VLEN, si pjesë e qeverisë, tashmë ka dëshmuar një qasje serioze dhe të përgjegjshme në raport me qytetarët. Pas 19 tetorit, realizimi i projekteve do të intensifikohet edhe më shumë, duke sjellë rezultate të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ibrahimi.