Ibrahimi jep mesazhin nga Likova: VLEN është nevoja e shqiptarëve!

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka qëndruar në Likovë në një takim me strukturat e degës së partisë. Ibrahimi njoftoi se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Njoftimi i Ibrahimit:

Sonte, së bashku me funksionarë partiakë dhe nga ekzekutivi, isha në vizitë në Likovë, ku u takova me strukturat e degës së Alternativës në këtë komunë.

Gjatë takimit bashkëbiseduam për gjendjen aktuale politike, sfidat me të cilat përballemi dhe përgatitjet tona për zgjedhjet lokale që po afrohen.

I informova për së afërmi mbi dinamikën dhe rrjedhën e aktiviteteve, duke theksuar nevojën për organizim dhe mobilizim maksimal në këtë fazë të rëndësishme.

Mesazhi kryesor ishte i qartë: VLEN është nevoja e shqiptarëve!

Vetëm të bashkuar mund të sjellim suksesin dhe ndryshimin që qytetarët e presin dhe e meritojnë. Na pret shumë punë, përkushtim dhe vendosmëri për të realizuar çdo premtim të dhënë.

Të bashkuar, sepse ia VLEN!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button