Ibrahimi: Izraeli, autor i krimit më të madh – Gaza i ka tejkaluar kufijë e gjenocidit

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqiirja Ibrahimi, ka reaguar për situatën në Gaza, ku popullatës civile po i ndalohet qasja deri tek ushqimi, ndërsa kjo ka shkaktuar vdekjen e qindra personave.
“E di se nuk po bëjmë shumë duke e gjykuar, por – për fat të keq – mbase kjo ka mbetur arma e fundit në dorën tonë. Së paku të dihet në cilën jemi.
Kjo që ndodh në Gaza i ka tejkaluar përmasat e gjenocidit. Aty, në sy të botës, një popull po vdes jo vetëm nga predhat e plumbat, por edhe nga uria.
Izraeli nuk është më vetëm autor i gjenocidit dhe vrasjes së dhjetëra mijë fëmijëve, grave e pleqve palestinezë, por edhe autor i krimit më të madh në shekullin e ri, duke ia ndaluar ushqimin një populli të tërë. Edhe Hitleri do ia kishte lakmi Netanjahut”, ka shkruar Ibrahimi.