Ibrahimi: Haraçina meriton më shumë – me Daut Beqirin do ta bëjmë realitet

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, sonte ka zhvilluar një tubim zgjedhor në Haraçinë, ku bashkë me qytetarët ka diskutuar për vizionin e zhvillimit të kësaj komune në katër vitet e ardhshme.

Ibrahimi tha se mbështetja e madhe në terren tregon besimin që qytetarët e Haraçinës kanë ndaj kandidatit të VLEN-it për kryetar, Daut Beqiri, si dhe listës së këshilltarëve që e udhëheq Rita Sinani Halimi.

“Duam të shohim projekte të realizuara në Haraçinë – si kanalizimi, rregullimi i shtratit të lumit, ndërtimi i shkollës, rrugë të zgjeruara e kushte më të mira për qytetarët. Me 19 tetor, të gjithë do të flasim në një zë: me Dautin, për Haraçinën,” theksoi Ibrahimi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 19 tetorit të rrethojnë numrin 7, si simbol i besimit për ndryshim e zhvillim të komunës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button