Ibrahimi: Hapja e bisedimeve me BE-në për Shqipërinë, një hap pozitiv për gjithë rajonin

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka përshëndetur hapjen zyrtare të negociatave për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

“Përkundër thashethemnajës tendencioze, zgjerimi i BE-së vazhdon dhe rajoni ynë mbetet nën këtë ombrellë të demokracisë dhe vlerave të përgjithshme që i promovon BE-ja”, tha Ibrahimi.

Ai gjithashtu shprehu besimin se ky është drejtimi i duhur edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Integrimi në BE është rruga e vetme edhe për Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë që së shpejti ta ndajmë këtë lajm të gëzueshëm me qytetarët tanë”, theksoi Ibrahimi, duke uruar Shqipërinë për këtë hap historik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button