Ibrahimi: Është koha që Bërvenica të ndjekë modelin e Zhelinës për zhvillim e hapësira të gjelbra

Në tubimin qendror të VLEN-it në Bërvenicë, njëri nga liderët e koalicionit, Zeqirija Ibrahimi, theksoi nevojën për zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të më shumë hapësirave të gjelbra në komunë, duke e marrë si shembull modelin e Komunës së Zhelinës.

“Ka ardhur koha që Komuna e Bërvenicës ta marrë si model Komunën e Zhelinës për zhvillim dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra,” tha Ibrahimi.

Ai shtoi se me Haqim Ramadanin si kryetar të ardhshëm dhe me listën e këshilltarëve të VLEN-it, të udhëhequr nga Nexhadi Shaini, si dhe me mbështetjen e pushtetit qendror të VLEN-it, zhvillimi i Bërvenicës është plotësisht i mundur.

“Në këtë mënyrë, ne po flasim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Një zë për Bërvenicën!”, përfundoi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button