Ibrahimi: Emri Fetih, e ka kuptimin “Çlirim”, kështu që më duket se ka ardhur koha që të çlirohet edhe Bogovina

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Bogovinë, si dhe promovimit të kandidatit për kryetar të komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Ibrahimi ka bërë një aluzion filologjik rreth emrit të kandidatit për kryetar komune, duke nënvizuar se ka ardhur koha që të çlirohet edhe Bogovina.

“ Vërtetë ndjehemi mirë në këtë ambient të mrekullueshëm sonte në Bogovinë. Dhe një mjedis optimist se jemi në prag të fitores. Megjithëse po e bëjë pak si shpesh këtë punën e aluzioneve filologjike, por emri Fetih, e ka kuptimin ‘Çlirim’. Kështuqë më duket se ka ardhur koha që të clirohet edhe Bogovina ”, theksoi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button