Ibrahimi: Dorëheqja ime nuk është e papritur, është në funksion të unifikimit të VLEN-it!

Zeqirija Ibrahimi, lideri i deritanishëm i Alternativës ka marr pjesë në emisionin Dialog te Lajmi te gazetari Fejzi Hajdari.
Ai për LAJM TV ka sqaruar se dorëheqja e tij nuk ishte e papritur.
“Ndoshta për dikë është dorëheqje e papritur. Në të vërtetë, ashtu siç e kam shpjeguar në tekstin e publikuar pas dorëheqjes, ky ka qenë një plan i imi që duhej të bëhej në Kongresin e ardhshëm të partisë, që duhej të mbahej në mars ose në prill. Por, për shkak të dinamikës së re që u zhvillua brenda VLEN-it u imponua që kjo të përshpejtohet. Realisht, për shkak se ne kemi hyrë në një proces të unifikimit të VLEN-it ku bie rëndësia e partive politike që e përbëjnë VLEN-in, rrjedhimisht nuk ka edhe ndonjë interes që të organizohen kongrese të partive. Dhe meqë po shkojmë drejtë unifikimit, kërkesa ishte që të mos bëhen organizime partiake, por të jemi të përqendruar në unifikimin e VLEN-it. Kjo ma imponoi që unë të gjej zgjidhje tjetër që këtë plan që e kisha për ta bërë në mars ose në prill ta përshpejtoj në këto kushte. Atëherë do të kishte qenë e logjikshme që unë të mos kandidohesha kurse sot isha i detyruar që ta bëj këtë gjë përmes dorëheqjes”, deklaroi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button