Ibrahimi: Dibra na mbushi me energji dhe krenari!
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka qëndruar në Dibër në një aktiviteet partiak ku ka takuar strukturat dhe mbështetësit e partisë. Ai ka thënë se llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi janë themelet e Alternativës.
Statusi i plotë i Ibrahimit:
Dibra na mbushi me energji dhe krenari!
Sonte, përpara strukturave dhe aktivistëve tanë, nën moton “Me përgjegjësi dhe dinjitet”, dëshmuam se llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi janë themelet tona!
Me mbështetjen dhe energjinë e jashtëzakonshme të njerëzve tanë, po ndërtojmë të ardhmen!
Përpara, me zemër dhe vizion!