Ibrahimi: Detyra e një kryetari është më e madhe!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i pyetur nëse ka më shumë përgjegjësi që nga marrja e detyrës së re, tha se kuptohet që ka më shumë detyra por tha se në politikë është gati 10 vite edhe nuk është diçka e re për të.
“Unë në politike jam tani 10 vjet dhe nuk është se po bëjë një punë të re dhe të panjohur për mua por në kuptim të vëllimit të përgjegjësive, sigurisht se detyra e një kryetari të partisë është më e madhe, ka më shumë detyrime të brendshme qoftë në kuptim të organizatës, tash ne jemi edhe parti e pushtetit dhe kjo i rritë detyrimet kundrejt pjesëmarrjes në qeveri”, tha Zeqirja Ibrahimi në Daily Click.