Ibrahimi: Çdo ditë zbardh nga një mashtrim të atyre që ikën me paratë e kazinove

Kryetari i Alternativës dhe njëkohësisht një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj kritikave të ish-qeverisjes, duke thënë se “të palarat” e ish-regjimit po dalin në dritë një nga një, pas një viti të qeverisjes së re.

“Çdo ditë që zbardh e ndriçon edhe një të palarë që e kanë lënë ata që ikën me paratë e kazinove dhe pasuritë e patundshme, si Soravia”, shkruan Ibrahimi në statusin e tij në Facebook.

Ai përmend një sërë akuzash të ngritura më herët nga oponentët politikë dhe thekson se ato tashmë janë rrëzuar një nga një:

Për gjuhën shqipe: “Akuzuan për degradimin e gjuhës shqipe dhe tashmë nuk e përmendin atë, sepse u doli blof – gjuha shqipe nuk u prek”.

Për branitellët: “Ata i kishin përfshirë në ligj, por ajo temë u doli dardhë me bisht”.

Për balancuesin: “Ligji i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ua mbylli gojën”.

Për përjashtimin e shqiptarëve nga puna: “Por 2,500 vendet e reja të punës dhe avancimet i tmerruan”.

Për regjistrimin e popullsisë: “Dëshën të reagojnë, por doli që ata vetë e kanë fshirë mërgatën tonë”.

Në përfundim të statusit, Ibrahimi e përmblodhi njëvjetorin e qeverisjes me fjalët:
“1 vit punë. 1 vit dinjitet. 1 vit ndryshim. 1 vit VLEN”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button