Ibrahimi: BDI-ja është vulosur si parti antiamerikane, e zhytur në korrupsion të thellë dhe e përfshirë në ndikim ndaj sistemit të drejtësisë
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se Artan Grubi më parë kishte deklaruar se asnjë veprim nuk e ndërmerr pa lejen e Ali Ahmetit, ndërsa kjo sipas tij nënkupton se në këtë agjendë ka qenë dhe është edhe vetë Ali Ahmeti.
“Futja e ish Zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane, i cili thoshte se asgjë nuk bën pa lejen e Ali Ahmetit, nënkupton se në këtë agjendë ka qenë dhe është edhe Ali Ahmeti vetë.
Kështu edhe BDI-ja është vulosur si parti antiamerikane, e zhytur në korrupsion të thellë dhe e përfshirë në ndikim ndaj sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Ibrahimi.