Ibrahimi: Autori i gjenocidit në Gaza nuk është anonim, është Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar lidhur me gjenocidin që po ndodhë në Gaza. Sipas tij, Gaza, nuk është vetëm varri masiv i popullit palestinez, por edhe varreza e moralit të botës.
“Gaza nuk është vetëm varri masiv i popullit palestinez, por edhe varreza e moralit të botës.
Aty ku tashmë janë vrarë mbi 18.000 fëmijë nga 60.000 civilët palestinezë nuk kanë dhënë shpirt vetëm kaq qenie njerëzore, por aty ka perënduar edhe morali i qytetërimit.
Autori i këtij gjenocidi nuk është më anonim – Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu”, ka shkruar Ibrahimi.