Ibrahimi: Atmosferë energjike dhe frymë ndryshimi në Brvenicë

Koalicioni opozitar VLEN ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në Brvenicë, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Haqim Ramadani. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.

“Sonte, edhe zyrtarisht, hapëm shtabin zgjedhor në Brvenicë, ku me këtë rast u promovua edhe kandidati për kryetar komune, Haqim Ramadani nga VLEN”, shkroi Ibrahimi.

Ai theksoi se në këtë hapje është ndjerë atmosferë entuziazmi dhe energjie.
“Atmosferë energjike dhe frymë ndryshimi po ndihet në të gjitha anët, ku kandidatët tanë përfaqësojnë përgatitjen profesionale dhe morale, me integritet, për t’u prirë proceseve dhe ndryshimeve edhe në komunat gjithandej ku frymon shqip!”, theksoi lideri i Alternativës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button