Ibrahimi: Ata që qeverisën 20 vjet le të vazhdojnë me zhurmë – ne flasim me fakte dhe punë!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në panelin e organizuar nga koalicioni VLEN ka shpalosur të arriturat gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës. Ibrahimi tha se ata kanë arritur bëjnë gjëra brenda vitit, që të tjerët nuk kanë mundur ti bëjnë me dekada. “Rritje historike pagash për arsimtarët dhe Abetarja e Përbashkët Kombëtare – për herë të parë pas vitit 1945. 34 milionë euro për kampusin universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë, shkolla në Çashkë dhe Nerovë – të gjitha të zgjidhura. Ligje të reja për fëmijët, personat me aftësi të veçanta dhe punësime të reja në çerdhe e institucione sociale. Rritje historike e pensioneve – deri 5.000 denarë më shumë për pensionistët tanë. Mbi 100 klube shqiptare përfituan mbështetje financiare nga shteti. Gjuha shqipe e mbrojtur dhe e avancuar në çdo institucion. Luftë e hapur kundër korrupsionit, me rezultate konkrete dhe përkrahje të qartë nga SHBA. Ky është vetëm fillimi. Ata që qeverisën 20 vjet le të vazhdojnë me zhurmë – ne flasim me fakte dhe punë!”, ka deklaruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button