Ibrahimi: Ata përpara se të akuzojnë le të përgjigjen pse nuk e zbatuan Ligjin për përdorimin e gjuhës nga viti 2018 e këndej?!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “INTERVISTA E DITËS” në Alsat-M.
I pyetur rreth uniformave të policisë, Ibrahimi ka theksuar se tenderi është hapur për veshjet, e jo për simbolet.
Ai ka nënvizuar se kanë marrëveshje parimore me partnerët e koalicionit që të respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në temën e uniformave të policisë.
“Ligji për përdorimin e gjuhës është miratuar në vitin 2018. Ata gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kanë zbatuar ligjin nëqoftëse ka qenë e detyrueshme në përdorimin e uniformave të olicisë. Tash është mirë që përpara se ta bëjnë akuzën të përgjigjen pse nuk e kanë zbatuar ligjin
për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë? Në vitin 2023 është sjell edhe një Rregullore që e përcaktonte se do të duhej të përdorej shqipja në uniformat e policisë dhe ata as atë nuk e kanë zbatuar. Ata është mirë që fillimisht të përgjigjen pse nuk e kanë zbatuar? A kanë pasur frikë ose nuk kanë pasur interes që ta përdorin shqipen në uniformat e policisë. Kurse në këtë rast, dua të shpjegoj që tenderi që është hapur për uniformat, është hapur për veshjet e jo për logon dhe mbishkrimet e tjera që të përdoren nëpër ato uniforma. Ne kemi
një marrëveshje parimore me partnerët e koalicionit tonë qeveritar që ligji të respektohet gjatë vendosjes së emërtimeve përkatëse në uniformat e policisë”, deklaroi Ibrahimi.