Ibrahimi: Artan Grubi në listë të zezë bashkë me Radojçiqin e Serbisë

Kryetari i Alternativës sërish e ka komentuar vendimin e DASH-it për të futur në Listën e Zezë osh zv/kryeministrin Artan Grubi për përfshirjen e tij në korrupsion të lartë.

Ibrahimi shkruan se Grubi është në të njejtën liftë ku është edhe Milan Radojiçiqi, lideri i sulmit terrorist në veri të Kosovës dhe njeriu o afërt i Aleksandar Vuçiqit.

Statusi i Ibrahimit në Facebook:

Futja e Artan Grubit në listën e zezë amerikane, përtej ndëshkimit të tij personal, nënkupton se personi më i lartë në ekzekutiv në qeverisjen e BDI-së (zëvendëskryeministri i parë) ka qenë i zhytur në korrupsion të shkallës së lartë, për çka e gjykon sot edhe State Departamenti Amerikan, duke e vendosur në listë e zezë, bashkë me Radojçiqin e Serbisë.

Nëse kapiteni ka qenë i tillë, kjo e implikon gjithë ekipin, që e ka zgjedhur dhe mbështetur atë. Veçmas kryetarin e atij ekipi, Ali Ahmetin, mbi emrin e të cilit Grubi përbetohej.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button