Ibrahimi, Ali Ahmetit: Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë

Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet.

Reagimi i plotrë i Ibrahimit:

Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë.

Kur ai është në pushtet, anise gratë shqiptare tërhiqen zvarrë dhe shqiptarët burgosen me burg të përjetshëm.

Kur ai është në pushtet, anise shqiptarëve u ndodhin “Monstra”, “Alfa” dhe “Lagjja e trimave”.

Kur ai është në pushtet, anise pushteti i tij e vret Harun Aliun dhe shokët e tij.

Kur ai është në pushtet, anise të rinjtë shqiptarë rrihen nëpër autobusë dhe u ndalohet shkollimi në Çashkë.

Kur ai është në pushtet, anise ushtarët e UÇK-së arrestohen pa nam e nishan.

Kur ai është në pushtet, anise bëhet “Shkupi 2014” me Car Dushana e Pallat Oficerësh mbi themelet e xhamisë Burmali.

Kur ai është në pushtet, anise ministrat e tij luajnë futboll në qeveri e tallen me qytetarët.

Kur ai është në pushtet, anise në kufi shqiptarët presin me dhjetëra orë.

Kur ai është në pushtet, anise shqipja nuk është zyrtare, sepse ai e kamuflon me PR.

Kur ai është në pushtet, anise arsimi shqip nuk fiton asnjë denarë.

Kur ai është në pushtet, anise komunat shqiptare mbeten pa kanalizim e ujë të pijshëm.

Me rëndësi ai të jetë në pushtet, familja e tij të blejë qendra tregtare si “Soravia”, ministrat e tij të bëhen milionerë të kazinove e tymi i daltë!

E kur ai shkon në opozitë, atëherë “e vuajka” gjendjen e shqiptarëve.

Jo, zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button