Ibrahimi: 100 milionë euro për komunat, për cilësi më të mirë të jetës
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, shpërndau lajmin për përkrahjen e Qeverisë ndaj komunave shqiptare në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”.
Kjo mbështetje, sipas Ibrahimit, synon të forcojë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët.
“Në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat,” një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale. Shuma totale e alokuar për komunat përfshin:
- Çairit: 169 milionë denarë
- Gostivarit: 162 milionë denarë
- Tetovës: 81 milionë denarë
- Dibrës: 42 milionë denarë
- Kërçovës: 56 milionë denarë
- Strugës: 136 milionë denarë
- Haraçinës: 35 milionë denarë
- Vrapçishtit: 54 milionë denarë
- Likovës: 55 milionë denarë
- Bërvenicës: 37 milionë denarë
- Dollnenit: 36 milionë denarë
- Shuto Orizares: 68 milionë denarë
- Bogovinës: 60 milionë denarë
- Zhelinës: 51 milionë denarë
Ky investim synon të forcojë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët në të gjitha këto komuna”, publikoi Ibrahimi.