I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që kanë përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duke pasur parasysh se viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dalë me disa rekomandime për shkollat.
Nga MASH kërkojnë që të shkurtohet orari i orëve mësimore, si dhe t’u jepet më shumë pushim nxënësve në mes të orëve.
“Shkollat fillore duhet të vazhdojnë mësimin me orë të shkurtuara mësimore, por duhet pasur kujdes që të respektohet thelbi i lëndës që studiohet; Klasat dhe dhomat e tjera që përdoren në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht; T’i drejtojë nxënësit dhe t’u japë atyre mundësinë të konsumojnë një sasi më të madhe uji; Të rekomandojë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe sheqernash gjatë ditës së shkollës”, thonë nga MASH.
Prej atje shtojnë se këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për shëndet publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve.