I ka keqtrajtuar dhe i ka braktisur 4 fëmijët e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari

Më datë 12.02.2025 në ora 20:00, në rrugën ,,18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personinK.S.(55) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të vajzës së tij 15-vjeçare, se ai nuk kujdeset për ta, i ka braktisur dhe keqtrajtuar në disa raste atë, dy vëllezërit e saj më të vegjël dhe një motër. Për ngjarjen janë njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button