I ftohti përfshin vendet nordike, orteku i borës vret nënë e bir në Finlandë

Një grua dhe djali i saj humbën jetën për shak të një orteku në Laplandin finlandez. Policia tha se trupi i djalit u gjet i vdekur në Pyhakuru në Finlandën veriore të enjten në mëngjes, afër vendit ku u gjet nëna e tij të martën, pasi një ortek ra gjatë një shëtitje me ski.
Gruaja thuhet se ishte me përvojë në natyrë dhe thirri qendrën e urgjencës për shkak të motit të keq, duke nxitur nisjen e një misioni shpëtimi. Kur dy orë më vonë nuk e gjetën dot atë apo djalin e saj, mësohet se kërkimi i është transferuar policisë, e cila ende po heton për shkaqet e vdekjes, shkruan The Guardian.
Në Suedi, ku temperaturat e ulëta rekord janë regjistruar këtë javë, shërbimet e shpëtimit dhe ushtria po punonin për të liruar pasagjerët në rreth 1000 makina të bllokuara gjatë natës në një stuhi dëbore në jug të vendit.
Temperaturat në Suedinë veriore ranë nën -40 gradë celcius për të dytën ditë radhazi, ndërsa në Kvikkjokk-Årrenjarka në Lapland suedeze regjistroi -43.6C, temperatura më e ulët e janarit e regjistruar në vend për një çerek shekulli.
Disa paralajmërime moti janë ende në fuqi në Suedi për pjesën tjetër të javës, sipas parashikimeve të Institutit Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik. Sulmi ekstrem i të ftohtit ka ndërprerë transportin dhe ka mbyllur shkollat në të gjithë rajonin.

