I digjet shtëpia drejtorit të Drejtorisë për Zbatimit e Sanksioneve, Aleksandar Pandov

Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, ka publikuar një video, në të cilën tregon se shtëpia e tij në fshatin Oreshan të komunës së Zelenikovës është djegur.
“Ky është çmimi për luftën tonë për sundimin e ligjit, pa llogari politike? Ky është çmimi për goditjen e mafies! Më është djegur shtëpia dhe kam dyshime të bazuara se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm nga kriminelët. Ata nuk do të na ndalojnë dhe nuk do të na lëkunden. Askush nuk është mbi ligjin! Nuk ka kthim prapa kur lufton për drejtësinë. Kur i del përballë krimit, ai mbrohet me dhunë. Por kjo nuk do të më ndalë — përkundrazi, kjo na forcon edhe më shumë! Pres që institucionet ta gjejnë dhe ta ndëshkojnë autorin. Unë dhe të gjithë bashkë do të vazhdojmë aty ku e lamë — me vendosmëri edhe më të madhe,” shkroi Pandov.