I dërguari i Trumpit, Jared Kushner takon Netanyahun për luftën në Gaza

I dërguari special i presidentit amerikan Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, janë takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar një propozim amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza, raporton një lajm.
Sipas Autoritetit të Transmetimit të Izraelit, Witkoff dhe Kushner i kanë bërë të qartë udhëheqësit izraelit se Trump dëshiron një fund të luftës shkatërruese.
Po ashtu, tre zyrtarët diskutuan edhe ndryshimet që Netanyahu dëshiron në planin e ri, thuhet më tej. Qëllimi i takimit ishte arritja e një konsensusi përpara takimit mes Netanyahut dhe Trumpit të hënën.
Në një postim në kanalin e tij në rrjetet sociale, presidenti amerikan tha se “negociata intensive kanë vazhduar për katër ditë” dhe se Hamasi është “shumë i vetëdijshëm për këto diskutime”.