I dërguari i SHBA-së u kërkon gazetarëve arabë të “sillen si njerëz të civilizuar”

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Tom Barrack, ka nxitur një stuhi kritikash pasi qortoi gazetarët vendas gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin libanez, Bejrut, duke u thënë atyre të “sillen si njerëz të civilizuar” dhe se sjellja e tyre pasqyron trazirat e rajonit.

“Ju lutem, heshtni për një moment, dua t’ju them diçka. Në momentin që kjo fillon të kthehet në kaos, në sjellje shtazarake, ne ikim,” tha Barrack, i cili ndodhej në Bejrut për t’u takuar me zyrtarë të lartë lidhur me përpjekjet për çarmatimin e Hezbollah-ut, mes zhurmës gjatë konferencës.

“Doni të dini çfarë po ndodh? Silluni me qytetari, me mirësi, me tolerancë, sepse ky është problemi me atë që po ndodh në rajon,” shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button