I dërguari i posaçëm i Trumpit, Witkoff: Nuk ka uri në Gaza

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, pas vizitës së orkestruar në Gaza ku dhejtëra palestinezë vdesin çdo ditë nga uria, vizitoi Izraelin dhe u takua me familjet e pengjeve izraelite që po mbahen në Gaza.
“Erdha personalisht këtu për të vëzhguar situatën në Gaza dhe për t’u siguruar që ndihma humanitare po arrin. Ekziston një përpjekje e përbashkët nga Izraeli dhe SHBA për të dërguar ushqim dhe barna në Rrip”, tha Witkoff.
Witkoff theksoi: “Ka vështirësi dhe mungesa, por nuk ka uri. Dhe pasi ta hedhim poshtë këtë pretendim të Hamasit, mund të vazhdojmë negociatat për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i kthyer të gjithë pengjet.”